Kida flet pë jetën e saj private, e zbulon a është në lidhje

Kida, nisi karrierën muzikore në një moshë shumë të re.

Ajo që 16-të vjeçare u përfshi në industrinë muzikore dhe karriera e saj, shënon suksese të mëdha, meqë është ndër këngëtaret më të pëlqyera të audiencës shqiptare.

Por, gjithmonë mediat tentojnë të gërmojnë në jetën e saj private, sepse është e vështirë ta besojmë që një vajzë aq e bukur dhe simpatike si Kida, të jetë beqare dhe pa një të dashur.

Dhe këtë gjë bëri edhe Prive në intervistën e radhës me këngëtaren, pasi ajo u pyet direkt sërish, nëse është në një lidhje dashurie?

Ndërsa këngëtarja, dha atë përgjigjen që jep GJITHMONËËËË!

“Kida është në lidhje me muzikën! Përnime nuk jam në lidhje. Shumica ma bëjnë këtë pyetje, por nëse ka diçka edhe ju do ta dini dhe do e shihni nëpër fotografitë e mia. Jam e re dhe kam nevojë të punoj shumë. Të martohem kam kohë shumë”, ka deklaruar Kida.